Aktivitetet
Instituti Italian i Kulturës në Tiranë promovon dhe organizon një sërë aktivitetesh kulturore me qëllim forcimin dhe zgjerimin e shkëmbimeve kulturore mes Italisë dhe Shqipërisë.
Ku dhe si të marrësh pjesë
Të gjitha nismat dhe aktivitetet kulturore nuk zhvillohen pranë selisë së Institutit Italian të Kulturës, por pranë institucioneve apo qendrave të tjera kulturore që bashkëpunojnë me të.
Të gjitha manifestimet e organizuara nga IIK i Tiranës nuk parashikojnë biletë hyrje, prandaj nuk aplikohet shërbimi i prenotimit on-line.
Ndryshime në kalendar
Programi mund të pësojë ndryshime si pasojë e rrethanave të paparashikuara. IIK merr përsipër tua komunikojë menjëherë këto ndryshime, sapo të jetë e mundur, të gjithë personale të cilët me dëshirën e tyre janë regjistruar në mailing listën elektronike të Institutit.
Kalendari
Është e mundur të konsultohet Kalendari i aktiviteteve në vazhdim, i organizuar në skeda të veçanta me të gjitha informacionet e nevojshme.
Aktivitete jo të Institutit
Në seksionin Aktivitete jo të Institutit janë të shënuara, brenda mundësive, ngjarjet kulturore me temë italiane të organizuara në zonën tonë të kompetencës nga institucione të tjera pa pjesmarrjen e Institutit.
Aktivitete në Itali
Dritarja Aktivitete në Itali ofron një pasqyrë të shpejtë të aktiviteteve kryesore në fushën kulturore të programuara në Itali.
link
| Harta
|
shënime ligjore |
kredite